Një i vdekur dhe 1 mijë e 155 raste me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten e 4  gushtit nga 3 mijë e 209 testime, 1 mijë e 155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten ka informuar se nga 3 mijë e 209 testime, 1 mijë e 155 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Ndërsa të enjten janë shëruar 1 mijë e 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 234 mijë e 874.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 9 mijë e 592.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 834 mijë e 528 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 227 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 687.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika