Gjykata Speciale refuzon ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për paraburgim

Apeli i kryesuar nga Michèle Picard, ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit të ushtruar ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak, me anë të së cilit ishte bërë vazhdimi i masës së paraburgimit. Sipas vendimit, në ankesë thuhej se mbrojtja e Krasniqit zhvillon një bazë të ankesës që konsiston në keqpërdorimin e pretenduar të diskrecionit të kryer nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vlerësimin e kushteve të lirimit

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi

Paneli i Apelit, i kryesuar nga Michèle Picard, ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit të ushtruar ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak, me anë të së cilit ishte bërë vazhdimi i masës së paraburgimit.

Sipas vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake në mënyrë të qartë konsideroi se kishte marrë informacione të mjaftueshme, veçanërisht në lidhje me kushtet shtesë dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të zbatuar masat monitoruese dhe paneli ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në përfundimin se në bazë të një informacioni të tillë para tij, “Kushtet shtesë dhe çdo kusht tjetër i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake janë të pamjaftueshme për të zbutur rrezikun [e identifikuar]”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Paneli nuk konstaton se një përfundim i tillë paragjykon në asnjë mënyrë rezultatin e kërkesave të mbrojtjes në të ardhmen për lirim të përkohshëm pasi gjyqtari i procedurës paraprake i konsideroi saktë kushtet e lirimit përkundrejt rrethanave specifike të rastit në kohën kur u zhvillua shqyrtimi. Për më tepër, kjo nuk e pengon gjyqtarin e procedurës paraprake që të vlerësojë të njëjtat kushte ndryshe në të ardhmen, nëse vlerësimi i tij për rreziqet ekzistuese ndryshon ose konsiderata të tjera që garantojnë lirimin e të akuzuarit bëhen të zbatueshme”, thuhet në këtë vendim.

Sipas vendimit, në ankesë thuhej se mbrojtja e Krasniqit zhvillon një bazë të ankesës që konsiston në keqpërdorimin e pretenduar të diskrecionit të kryer nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vlerësimin e kushteve të lirimit.

Kurse, thuhet se mbrojtja kërkon që Kolegji i Gjykatës së Apelit ta miratojë ankesën, t’i korrigjojë këto gabime dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të tij.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje.

Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit të përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika