Ministri Krasniqi viziton Komunën e Zveçanit

Gjersa ka vizituar fshatrat e komunës së Zveçanit, ministri Krasniqi ka theksuar se koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar disa nga fshatrat në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se përkrah nënkryetarit të komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi ka vizituar fshatrat Lipë, Boletin dhe Zhazhë.

Përkrah ministrit Krasniqi dhe nënkryetarit Kelmendi ishin edhe shefi i zyrës për komunitete, Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB, Erden Atiq.

“Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, Krasniqi vizitoi zyrën lokale për komunitete, ambulantën dhe shkollën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika