Inflacioni në Holandë rritet mbi 10% për herë të parë në gati 47 vjet

Statistikat në Holandë kanë treguar një rritje të inflacionit për dhjetë për qind për herë të parë përgjatë 47 vjetëve. Sipas tyre, çmimet e energjisë dhe banesave kanë shkaktuar këtë rritje

Ilustrim

Inflacioni në Holandë është rritur dhjetë për qind në muajin e kaluar, për herë të parë që nga viti 1975, ka njoftuar të enjten e 4 korrikut agjencia e statistikave të vendit.

Çmimet e energjisë dhe banesave kanë shkaktuar kryesisht rritjen e inflacionit.

Çmimet kanë qenë 10.3% më të larta në korrik 2022 krahasuar me një vit më parë. Ndërsa inflacioni në muajin qershor ishte 8.6%.

Çmimet e energjisë në Holandë ishin 108% më të shtrenjta në korrikun e vitit 2021, ka shtuar zyra e statistikave.

Ndërkaq qiratë e banesave ishin 3% më të larta në korrik 2022 se vitin e kaluar, transmeton euronews.

Çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu në Holandë, ato kanë qenë 12.3 për qind më të shtrenjta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka thënë agjencia.

Ndërkohë, çmimi i një litri benzinë “ka rënë nga 2,35 euro në qershor në 2,21 euro në korrik. Çmimi i naftës ishte 2,07 euro në korrik, ndërsa 2,14 euro në qershor,” sipas Statistikave të Holandës.

Gjithë kjo vjen pasi inflacioni është rritur në vendet evropiane kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

Inflacioni në eurozonë ka qenë deri në nivelin më të lartë historik prej 8.9% në korrik 2022, me çmimet e energjisë që janë rritur më shumë se 39% nga viti në vit.

Estonia, Letonia dhe Lituania janë vendet evropiane me inflacionin më të lartë për shkak të një varësie të madhe nga importet e huaja për energji.

Sipas Eurostat, gjithsej, 10 shtete që përdorin monedhën e vetme kanë pasur përqindje inflacioni dyshifror, Belgjika, Estonia, Greqia, Spanja, Qiproja, Letonia, Lituania, Holanda, Sllovenia dhe Sllovakia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika