EULEX-i jep donacion për “Gratë e Krushës”

Një donacion i EULEX-it për Kooperativën bujqësore “Gratë e Krushës” bëri bashkë në këtë fshat liderë të rëndësishëm të shtetit

EULEX-i ka dhënë donacion disa kompjuterë e një minibus për Kooperativën “Gratë e Krushës”, që udhëhiqet nga Fahrije Hoti.

Prezente në këtë ngjarje ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Një donacion i EULEX-it për Kooperativën bujqësore “Gratë e Krushës” bëri bashkë në këtë fshat liderë të rëndësishëm të shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëroi shefin e EULEX-IT, Lars-Gunnar Ëigemark, në këtë vizitë në kooperativën që udhëhiqet nga Fahrije Hoti.

“Ne këtë  ndërtesë ka shumë histori, këtu e gjejmë mishërimin e punës se palodhur, kombinimin e ndjenjave të shumta të përkushtimit për t’i dhuruar qytetarëve të Kosovës e përtej, produkte të prodhuara me shumë dashuri. Ju sot jeni synonim i Kosovës se pasluftës. Ju jeni vet shpresa dhe vullnetit”, ka thënë Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

“Përmes përkushtimit tuaj, qëndrueshmërisë dhe punës së palodhshme, ju keni thyer çdo pengesë karshi grave për realizimin e ambicieve tuaja. Ju jeni dëshmia e gjallë se si gratë me një vizion të qartë janë në gjendje të ngrihen nga hiri i luftës brutale… Kam thyer rregullat e pandemisë për të shkuar dhe parë filmin ‘Zgjoi’ i cili paraqet përpëlitjet e një gruaje të vetme”, ka thënë Laras-Gunnar Wigemark, shef i misionit të EULEX-it.

Për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit por edhe donacionin e EULEX-it, falënderime pati Fahrije Hoti.

“Dita ditës kooperativa po rritet, po rritet prodhimtaria dhe numri i punëtorëve, dhe dita-ditës po i shtohen miqtë kooperativës të cilët asnjëherë nuk ia kthyen shpinën, qoftë nga Bashkimi Evropian dhe nga shteti i Kosovës dhe EULEX. Sot është dhuruar një donacion, një kombi, që kooperativa ka pasur mungesë”, ka thënë Fahrije Hoti, pronare e kooperativës.

Një minibus dhe disa kompjuter e llaptop ishte donacionit i dorëzuar në Kooperativën Bujqësore në Krushë të Madhe, që  ka të punësuar 75 punëtorë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika