Brittney Griner është dënuar me 9 vjet burg nga një gjykatë në Rusi, siq po deklarojnë autoritet ruse për kontrabandim të qëllimshëm droge.
Ky rast ka ngritur shqetësime se Griner po përdoret si një peng politik në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Gjyqtarja Anna Sotnikova e gjykatës së qytetit Khimki dha dënimin dhe e gjobiti Grinerin me 1 milion rubla, ose rreth 16,400 dollarë.
Ajo tha se gjykata mori parasysh pranimin e pjesshëm të fajit nga Griner, pendimin për veprën, gjendjen shëndetësore dhe aktivitetet bamirëse.
Ndërsa, prokurorët kishin kërkuar që ajo të dënohej me 9.5 vjet burg, njofton CNN.
Vendimi vjen rreth gjashtë muaj pasi 31-vjeçarja u arrestua në një aeroport të Moskës dhe u akuzua nga prokurorët rusë se u përpoq të kontrabandonte më pak se 1 gram vaj kanabisi në bagazhin e saj.
Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike të basketbollit të SHBA-së u deklarua fajtore për akuzat për drogë muajin e kaluar dhe tha se ajo e paketoi aksidentalisht drogën ndërsa ishte me nxitim.
Kurse, avokatët e Griner, Maria Blagovolina dhe Alexander Boykov, kanë thënë në një deklaratë me shkrim se do të apelojnë vendimin dhe kritikuan gjykatën për injorimin e provave të tyre. Ata kanë 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
Asnjë marrëveshje me SHBA-në, për shkëmbimin e Griner dhe të tregtarit të armëve Bout, thotë Rusia