Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 53 patenta shoferi janë konfiskuar pas 410 testimeve të alkoolit ndaj vozitësve të veturave.
Përmes një njoftimi në Facebook, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, nga 26 korriku i këtij viti deri më 1 gusht ka realizuar implementimin e Planit Operativ “Alkooli”, përmes të cilit ka testuar drejtuesit e veturave.
Përveç konfiskimit të patentë shoferëve, njëherësh janë marrë masa të tjera preventive dhe ndëshkuese edhe ndaj kundërvajtësve të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje të tjera.
Si rrjedhojë, për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patenta shoferi janë konfiskuar.