Nagavci reagon rreth plagjiaturës në UP, thotë se gjendja në këtë universitet nuk është e mirë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar për rastet e fundit të plagjiaturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka mirëpritur shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP, duke thënë se trajtimi i denoncimeve të këtij lloji nga organet përkatëse është sfidues

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me rastet e plagjiaturës nga ana e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se plagjiatura konsiderohet si forma më e rëndë e shkeljes së etikës akademike, prandaj trajtimi i denoncimeve për plagjiaturë nga organet përkatëse të institucioneve akademike është sfidues.

Ajo ka mirëpritur shqyrtimin e rasteve nga Këshilli i Etikës të UP, por ka thënë se masat e shqiptuara të pezullimit nga mentorimi i punimeve të diplomës nuk janë adekuate, sepse nuk shpërfaqin gjykimin shoqëror në raport me praktikat e tilla brenda komunitetit akademik dhe nuk i dekurajojnë ato.

“Andaj pres nga organet përgjegjëse të Universitetit që t’i rishikojnë masat e shqiptuara nga Këshilli i Etikës, duke siguruar respektimin e standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Këshillit Drejtues të UP-së me kërkesë që të gjitha organet e universitetit t’i trajtojnë me seriozitet këto dhe rastet e ngjashme.

“Me Projektligjin e ri për arsimin e lartë, i cili së shpejti do të jetë në diskutim publik kemi paraparë masa të veçanta për parandalimin e të gjitha formave të cenimit të integritetit akademik, përmes formimit të Komitetit Etik në nivelin qendror, si dhe obligimit që të gjitha institucionet e arsimit të lartë të kenë këshilla të etikës”, ka thënë më tutje ajo.

Sipas Nagavcit, projektligji parasheh një afat të arsyeshëm brenda të cilit i gjithë personeli akademik duhet të jetë në gjendje t’i arsyetojë thirrjet akademike, në pajtim me standardet e përcaktuara me ligj.

Ajo ka theksuar ndër të tjera se gjendja në Universitetin e Prishtinës nuk është e mirë dhe siç thotë ajo, kjo është evidentuar së fundmi edhe në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, sipas së cilës vazhdon rënia e UP-së në rangim.

“Kjo është e papranueshme dhe s’mund të vazhdojë. Urgjentisht duhet të bëjmë ndryshime që të përmirësojmë këtë gjendje”.

Sipas Nagavcit, në stafin akademik në UP duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal.

Ndryshe, gjatë vitit 2022, Organizata për Ngritjen e Cilësisë në arsim (ORCA), ka vërtetuar shtatë plagjiatorë.

Ndërkaq, të enjten e katër gushtit, kjo organizatë ka bërë të ditur se këtyre iu bashkohen edhe pesë të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, ORCA ka thënë se janë pjekur kushtet për një ndërhyrje radikale të Ministrisë së Arsimit.

“Kjo ndërhyrje nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse vetingu në arsimin e lartë. Madje këtë e kanë kërkuar edhe 35 organizata të shoqërisë civile me një letër publike drejtuar qeverisë së Kosovës më 29 qershor 2022”, thuhet në postimin e tyre.

ORCA kërkon që Kastratit dhe Dugolliit t’u hiqen titujt akademik

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika