Të enjten mbahet seancë e rregullt, pushteti kritikohet nga opozita për dështim në politikën e jashtme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se të enjten do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa më 12 prill do të mbahet seanca në të cilën do të debatohet për politikën e jashtme të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave Kusari-Lila ka folur për shenjën e ndalimit të shamisë, të vendosur në një shkollë në qytetin e Gjakovës, e të cilën ajo e ka konsideruar si një veprim të tepruar.

“Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet më shtatë prill, të enjten. Është caktuar që debati parlamentar për politikën e jashtme të mbahet të martën më 12 prill, me fillim në ora 13:00”, ka thënë Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Ajo ka theksuar se, si parti politike, e kanë prezantuar në vazhdimësi qasjen në të cilën liritë dhe të drejtat e njeriut mbesin parim i vendimarrjes.

“Ajo çka kohëve të fundit u bë, ishte një situatë edhe që mund të evitohej para se të vendosej shenja e ndalesës për shaminë në shkollë, në radhë të parë me mjetet e tjera. E palejueshme dhe e tepruar ka qenë një veprim i tillë”, ka shtuar ajo.

Sa i përket debatit parlamentar për politikën e jashtme, të inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Kosova është në një situatë të rëndë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

“Kosova është në një situatë të rëndë sa i përket politikës së jashtme. Kemi parashtruar tash e dy javë kërkesë, megjithatë kryeminstri dhe ministrja e jashtme nuk kanë qenë në Kosovë, dhe jemi munduar ta koordinojmë agjendën kur ata të jenë këtu, në mënyrë që edhe ne si deputetë, por edhe qytëtarët të informohen lidhur me zhvillimet e fundit në vend”, është shprehur Deliu-Kodra.

Kur pyetet për performancën një vjeçare të Vjosa Osmanit si presidente e vendit, Deliu-Kodra ka thënë se, presidentja është dashur të reagojë zëshëm kur janë cenuar interesat e qytetarëve.

“Konsideroj që presidentja do të duhej të ishte në nivel të detyrës jo vetëm kur ajo e konsideron që duhet ta bëjë një gjë të tillë por, sa herë që cenohen interesat e qytetarëve. Osmani është atje për të diskutuar dhe për të qenë e zëshme sa herë që interesat e qytetarëve cenohen, dhe besoj që ka raste kur këto interesa janë cenuar e kur presidentja nuk ka qenë e zëshme mjaftueshëm”, ka thënë Deliu-Kodra.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Po ashtu, deputetja e PDK-së, ka theksuar se si parti politike, PDK disa herë i ka shprehur shqetësimet për pozicionin e saj.

“Ajo gjithmonë do të duhej të paraqiste unitetin e shtetit, të jetë aty kur shqetësimet e qytetarëve janë tejet të larta. Presidentja si gardiane e Kushtetutës do të duhej të ishte në nivel të detyrës së saj”.

Në anën tjetër, shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se, kjo është performanca më e dobët parlamentare dhe qeveritare që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Lidhur me planin legjislativ të qeverisë, Tahiri ka kërkuar që të mos lihen anash ligjet përmbajtësore të cilat kanë efekt të drejtpërdrejtë në reformën shtetërore, në drejtësi, ekonomi e politikë të jashtme.

Siç ka thënë Tahiri, qeveria këto “i ka parkuar, i ka lënë diku në skaj dhe nuk po i trajtojnë”.

“Ligjet themelore si ajo e pagave, ato që prekin politikën e jashtme, janë parkuar, nuk po merret askush me to. Agjenda legjislative që nuk është asgjë më shumë e më pak veçse një listë e dëshirave por pa efekte”, ka shtuar ai.

Tahiri ka kritikuar edhe Ligjin e Festave Zyrtare, ku ka thënë se të pestë të hënat e ardhshme janë festa, e ky ligj, sipas tij, duhet të rregullohet e të diskutohet.

“Sa i përket temës së ligjit për festat zyrtare. A e dini që në pesë të hënët që po vijnë janë festa zyrtare. Ky është një ligj që nuk bën të shkojë seancë pas seance në diskutim, por është një ligj që diskutohet, miratohet”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, i pyetur për peformancen e presidentes Osmani gjatë kësaj periudhe një vjeçare, Tahiri ka thënë se nuk sheh ndonjë veprim më ndryshe se siç ka qenë më parë.

“Në një vjetorin e presidentes së vendit nuk ka pasur diçka që mundet të raportohet si një temë e caktuar, nuk shoh ndonjë veprim ndryshe se siç ka qenë. Më e keqja lidhet me politikën e jashtme, me shkarkimin dhe persekutimin politik që ka ndodhur ndaj ambasadorëve të emëruar poltikë, kjo nuk është dashur të ndodhë, nuk është dashur të dekretohet një person që e njeh mirë politikën e jashtme”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shkarkimi i ambasadorëve dhe emërimi i njerëzve “të lidhur me shumicën parlamentare ka qenë, vazhdon të jetë gabim dhe është një njollë e zezë e kësaj shumice parlamentare”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika