Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vizituar të enjten Fahrie Hotin, themeluese e kooperativës “Krusha”.
Bashkë me presidenten Osmani ishte edhe shefi i EULEX-it, misioni i të cilit dhuroi një donacion për kooperativën “Krusha”
“Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani u shpreh se Fahrie Hoti dhe gratë e tjera nga Krusha janë “konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt”.
Osmani është zotuar se mbështetja për gratë e Krushës do të jetë e vazhdueshme.