Fotografi Norik Uka në një intervistë për emisionin “30 net vere” për RTV Dukagjini ka thënë se në krahasim me sezonin e kaluar, ky sezon është duke vijuar më mirë, sepse është më i organizuar.
Fluksi më i madh i klientëve sipas fotografit Norik Uka është pas 10 gushtit.
Se si ka arritur të mbajë epitetin e një prej fotografëve më të mirë, Norik Uka ka treguar se kjo është e mundur me përkushtimin ndaj punës, respektimin e klientëve dhe trajtimin e tyre në mënyrë të njëjtë.
“Sukses deri më sot e konsideroj punën, që nuk dorëzohem dhe u bëj ballë sfidave dhe kjo të ndihmon të jem këtu ku jam”, ka thënë Norik Uka.
“Gjatë dy viteve të fundit janë rreth gjashtë-shtatë familje po rikthehen. 95 për qind të klientelës i kam që rikthehen pas një kohe nga një anëtar tjerë familjar”.
Uka ka rrëfyer se teknologjia e re e ka ndihmuar në punë, e cila është më e shtrenjtë por është m֝ë kualitative.
Çelësi për të qëndruar i suksesshëm për një kohë të gjatë sipas fotografit Norik Uka është që të duash punën, sepse sipas tij, kur e punoni punën që e doni, atëherë gjeni kënaqësi dhe nuk lodheni.