Newcastle United ka konfirmuar me kënaqësi se trajneri Eddie Howe ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate në St. James’ Park.
Howe, i cili iu bashkua klubit menjëherë pas një marrjeje nga fondi sovran i pasurisë saudite, i udhëhoqi Magpies drejt sigurisë së Premier League sezonin e kaluar.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të përkushtoj të ardhmen time në këtë klub të jashtëzakonshëm”, ka thënë Howe.
Howe ishte me kontratë deri në vitin 2024, por tani ka sigurinë e një marrëveshjeje më të gjatë, pasi bëri lëvizjen e një sezoni të parë të suksesshëm.
Newcastle ishte në vendin e 19-të në Premier League në atë kohë, pas 11 ndeshjeve, dhe ai i udhëhoqi ata në vendin e 11-të.
Pra, duke pasur parasysh performancën e tij në marrjen e ekipit nga vendi 19 në 11 në Premier League, dhe popullariteti i tij mes lojtarëve dhe mbështetësve. Ai tani është shpërblyer me një rritje page dhe marrëveshje të zgjatur, raporton Daily Mail, trasnmeton Dukagjini.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të përkushtoj të ardhmen time në këtë klub të jashtëzakonshëm. Jam jashtëzakonisht krenar që jam trajneri kryesor i Newcastle United dhe kam shijuar çdo moment këtu”, ka thënë 44-vjeçari.
Howe ka falënderuar ekipin e tij, lojtarët, stafin dhe mbështetësit, pasi sipas tij janë ata që e bëjnë atë një vend shumë të veçantë për të qenë çdo ditë aty.
Ndërsa, drejtori sportiv i Newcastle United, Dan Ashworth, ka thënë se është i kënaqur që Eddie ka përkushtuar të ardhmen e tij afatgjate te Newcastle United.
“Ai është një udhëheqës jashtëzakonisht i talentuar dhe ka pasur një ndikim të madh që nga emërimi në nëntor. Në periudhën e shkurtër kohore që kam punuar me të, kam parë se sa trajner dhe udhëheqës i zellshëm, i detajuar, punëtor është”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, sipas tij ky është një lajm i madh për klubin dhe mezi po pret të punoj me të dhe kolegët e tjerë, në rrugëtimin e tyre.