Musa: Proceset gjyqësore në Gjykatë Speciale mund të zgjasin deri në 10 vjet

Avokati, Skënder Musa për punën e Gjykatës Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se është një zvarritje jashtëzakonisht e madhe të cilës i duhen ndoshta edhe shtatë vjet të kalojë në epilog të shkallës së parë

Skender Musa, Avokat i licencuar nga Specialja i ftuar në emisionin "Five"

“Gjykata Speciale nuk e ka kryer misionin për çka është krijuar, është dashur shtatë vjet që të ngrisin disa aktakuza që në fakt nuk lidhen me personat që janë të akuzuar”, kështu ka deklaruar avokati Skënder Musa, në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se është një zvarritje jashtëzakonisht e madhe procesi gjyqësor i Gjykatës Speciale, të cilës i duhen ndoshta shtatë-dhjetë vjet të kalojë në epilog të shkallës së parë.

Musa në emisionin “Five”, po ashtu ka deklaruar se është shkelje esenciale nëse avokatët nuk pajisen me prova në mënyrë që të kenë mundësi pastaj të përdorin procedurën e ankimimit.

Ndërsa sa i përket ruajtjes së materialeve dhe dëshmitarëve, ai ka thënë se dokumentet dhe dëshmitarët janë jashtëzakonisht të mbrojtura, ka kopje të mjaftueshme dhe nuk ka çfarë të ndryshohet.

Ndërsa sa i përket çështjes së paraburgimit, avokati Musa ka thënë se përderisa ka vendim gjyqësor nuk ka shkelje të drejtave të njeriut.

Por ai ka shtuar duke thënë se parimi i gjykimit të drejtë, arresti dhe mbajtja në paraburgim duhet të jetë me afat të arsyeshëm.

Ai ka thënë ndër të tjera se Gjykata Speciale po vepron në mënyrë speciale dhe nuk po respekton konventën ndërkombëtare.

“Kredibilieti i Gjykatës Speciale është i cenueshëm që nga fillimi i procesit, po vërehen paragjykime edhe nga ana e kolegjeve të apelit, janë lëshuar në vepra të tjera që realisht kanë qenë kompetencë e gjykatave të rregullta, si departamenti special në Gjykatën e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës”, ka thënë Musa.

Ai ka thënë se po ka rrethana të përgjithshme të trajtimit të rasteve ndërsa secili rast është i veçantë dhe secili individ ka pozita të ndryshme.

“Nuk mund të jetë i njëjtë, kanë specifikat e veta, akuzat janë të përgjithësuara, me hierarkinë institucionale brenda UÇK-së, këto vendime do të vlejnë për Dhomat e Specializuara, krimet gjykohen individualisht, nëse gjykohen individualisht.

Ndërkaq, ai ka thënë se monitoruesit nuk janë duke vëzhguar punën e Gjykatës Speciale dhe dhomave të specializuara.

Sipas Musës, kjo gjykatë nuk mund të raportojë para asnjë organi politik, por duhet të raportojë para një mekanizmi evropian dhe para Gjyqtarëve Evropianë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika