Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në mbledhjen e mbajtur të kryessisë së kësaj patie, të premten e 5 gushit, ka kërkuar vazhdimin e agjendës drejt përmbylljes së dialogt Kosovë-Serbi.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë”, shkruhej në postimin e Haradinajt, në Facebook.
Gjithashtu, ka paraqitur një kërksë drejt qeverisë duke thënë që në takimin e radhës në Bruksel të mos ketë kthim prapa.
“Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”, ka shtuar i pari i AAK-së.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.
Kjo ftesë ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi që serbët lokalë kanë vendosur barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.
Ndërkaq, barrikadat e vendosura janë larguar pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës është zotuar se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.