Komuna e Prishtinës “s’arsyeton” tenderin 12 milionësh për konsulencë

12 milionë euro është shuma që Komuna e Prishtinës e ka vënë në dispozicion për një tender përmes të cilit do të merren konsulenca për themelimin e shërbimit të arkitektit për kryeqytetin. Opozita thotë se kjo temë nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal, teksa ata që merren me qeverisje lokale kritikojnë komunën për mungesë të transparencës, kurse kjo e fundit ka qenë e paqasshme për të ofruar detaje rreth këtij tenderi

Ilustrim

Me probleme e nevoja të shumta përballet kryeqendra e Kosovës.

Lagje pas lagjeje në Prishtinë presin një sërë investimesh nga komuna.

Pakënaqësi të madhe kanë qytetarët e Bërnicës, që hiç më larg se të dielën do të protestojnë për një të drejtë elementare që nuk e gëzojnë, ujin e pijshëm.

Pak më tutje, të pakënaqur me infrastrukturën janë edhe banorët e “Kodrës së Trimave”.

Megjithëkëto, komuna e udhëhequr nga Përparim Rama ka vendosur në investojë në krejt diçka tjetër.

Ai ka vënë në dispozicion 12 milionë euro, përmes të cilave synon të kontraktojë një kompani e cila do t’i jepte komunës këshilla për themelimin e Shërbimit të Arkitektit për Kryqytetin.

Kthyer në përqindje, kjo shumë i bie të jetë 13 % të buxhetit të Komunës.

“Asnjë fjalë nuk e ka thënë  Komuna e Prishtinës e as kryetari i saj Perparim Rama tash e dy ditë, rreth tenderit 12 milionësh për konsulencë. Ata nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje pavarësisht insistimit të televizionit për të kuptuar më shumë detaje”.

Lëvizja Vetëvendosje e cila gjendet në opozitë, thotë se ky tender nuk është diskutuar asnjëherë në Kuvendin Komunal.

“Vlerësojmë se është një projekt skandaloz, për herë të parë ndahet një shumë kaq e madhe vetëm për këshilla, për konsulenca, në një Prishtinë me 100 probleme e me shumë cështje emergjente, për tu zgjidhur, të ndahet në baza ditore gati 10% e buxhetit në baza ditore shpërfaq mungesë vizioni, papërgjegjësi totale dhe thënë më së buti abuzim me paranë publike”, është shprehur Sveçla.

Në anën tjetër, Shemsi Jashari nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale thotë se shpallja e një tenderi me këtë shumë do duhej të kishte nje transparencë më të madhe.

Përderisa ai ngrit edhe një shqetësim tjetër.

“Tu e pa profilin e kryetarit Rama që vetë vjen nga ajo fushë, edhe biznesi i tij privat që lidhet me këtë fushë, është bukur interesant me e pa se kush nga kompanitë që fiton këtë tender, a do të ketë lidhje me kryetarin Rama dhe pse bash në këtë kohë krize kur ka nevojë për investime në të gjitha fushat një shumë kaq e madhe orientohet për pagesën e një konsuklence me një mungesë apsolute të transparencës për publikun”, ka thënë Jashari.

Në premtimet e Ramës të bëra gjatë fushatës dominojnë ato që lidhen me arkitekturën, fushë nga e cila vjen kreu i Prishtinës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika