Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, s’do të diskutohet për reciprocitetin për targa dhe për dokumente

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do të flitet për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për dokumente dhe për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell

Në takimin e 18 gushtit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do të flitet për vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targa dhe për dokumente.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, teksa nuk ka shtuar detaje lidhur me agjendën e takimit.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, ka thënë Kryeziu për KosovaPress.

Perparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar për portali Dukagjini, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme(BE), Peter Stano.

Kurti dhe Vuçiq më një gusht kanë marrë ftesë nga BE për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura ndërmjet të dyja shteteve.

Zëdhënësi i BE-së, Stano ka thënë se pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Borrell-it dhe ShBA-së për të shtyrë masat e reciprocitet me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat në veri, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar për më tutje rreth integrimit evropian në BE.

Stano ka theksuar ndër të tjera se fokusi i dialogut duhet t’i kthehet normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian drejt BE-së.

Vuçiq: Do të shkoj për dialog në Bruksel, por nuk pres asgjë

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 gusht për një medium serb ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”.

“Gjithçka është konsumuar dhe ju më nuk e dini se çfarë mund të bëni. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, ka thënë Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë.

Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika