Pas shpalljes person i padëshirueshëm në Kosovë ndaj gazetares Daria Aslamova, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në Veri të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ministri Sveçla, ka thënë se arrestimi i Aslamovës ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar Policia e Kosovës në Veri.
“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosova”, ka shkruar ministri.
The same day our police were attacked by criminal gangs & only six days after Sunday's incidents, Daria Aslamova, a confirmed Russian spy engaged in war propaganda in 🇺🇦, was detained attempting to enter Kosova from Serbia-irrefutable proof of 🇷🇺 interference in the north of 🇽🇰.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 7, 2022
Ndryshe, të dielën e shtatë gushtit, gazetarja ruse, Daria Aslamovës, i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
Daria Aslamova, 52-vjeçare nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse, Komsomolskaya Pravda.
Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj proKremlinit.
Aslamova ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad.
Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.
Përgjatë karrierës së saj, ajo ka intervistuar ish-presidentin irakian, Sadam Hussein dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Ajo është arrestuar disa herë në zonat e luftës dhe e ka të publikuar edhe një libër me titull, “Ditari i një vajze famkeqe”.
Aktualisht Aslamova realizon një emision televiziv të titulluar, “Pikat e nxehta me Daria Aslamovan”.