Nga buron problemi me verifikimin e diplomave?

Verifikimi i diplomave mbetet një problem shumëvjeçar i studentëve, të cilët për shkak të gabimeve të zyrtarëve të caktuar në librin amëz dhe për shkak të mospërmbushjes së kuotës për akreditim, bien pre e ballafaqimeve me probleme për studime jashtë vendit

Fotoilustrim

Verifikimi dhe nostrifikimi i diplomave ende mbetet një togfjalësh i panjohur për studentët.

Shumë studentë pasi përfundojnë studimet ballafaqohen me procedura të tejzgjatura për të pasur një shkollim jashtë vendit.

Ky ballafaqim vjen, por nga buron problemi me verifikim të diplomave, studentët ende nuk e kanë kuptuar pasi kur kanë filluar studimet, ata kanë filluar me një vizion që çdo gjë do të shkojë në rregull sidomos me mundësitë jashtë vendit për vazhdim të studimit.

”Kur kam filluar studimet, më kanë thënë se kolegji është i akredituar, tre vjet shpenzime dhe kohë, e në fund nuk mund të realizoj ëndrrën time të shkoj të studioj jashtë vendit”, kështu ka shprehur shqetësimin e saj, S.L., nga qyteti i Vushtrrisë, e cila ka përfunduar studimet për infermieri të përgjithshme në një kolegj privat.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI), Arbërie Nagavci, më 22 korrik kishte deklaruar se dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që i kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për studim apo punësim jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo kishte bërë të ditur se deri më tani janë verifikuar 15 mijë e 468 diploma të studentëve.

Sipas Nagavcit, krejt kjo kishte ardhur për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz, si pasojë e rënies pre e mashtrimeve apo neglizhencës dhe gabimeve të zyrtarëve të caktuar.

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

“Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kam formuar një komision për t’i trajtuar këto raste. Përfundimisht, pas kaq shumë vitesh, Komisioni deri më tash ka bërë zgjidhje për 15.468 raste dhe tashmë këta studentë mund t’i përdorin diplomat dhe të vazhdojnë me planet e tyre për të ardhmen”, kishte theksuar Nagavci.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit për portali Dukagjini ka bërë të ditur se nëse një diplomë nuk nostrifikohet për shkak të mosakredimit të programit, MAShTI nuk ka asnjë përgjegjësi me këtë rast.

“Përgjegjësia bie mbi institucionin i cili ka pranuar studentë në programe të paakredituara. Me të tilla raste merret Inspektorati i MASHTI-it, si organ i vetëm ekzekutiv”, ka thënë Edona Kutleshi-Maliqaj, zyrtare për media në MAShTI.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI)

Sipas MAShTI-it, në momentin kur vërtetohet rasti se institucioni përkatës zhvillon veprimtarinë e tij në një program të paakredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim(AKA) i tërhiqet licenca.

Nëse ka ndonjë shkelje, sipas Maliqajt, procedurat e mëtutjeshme i zhvillon Inspektorati i Arsimit të MAShTI-it.

Në kuadër të MASHTI-it, janë formuar dy komisione të cilat janë duke i trajtuar këto raste.

Ajo ka bërë të ditur se këto komisione kanë marrë shumë vendime pozitive, duke i verifikuar diplomat e studentëve të institucioneve publike dhe të bartësve privatë të Arsimit të Lartë, njësoj siç kishte deklaruar edhe ministrja Nagavci.

Ndërsa për caktimin e numrit të studentëve nëpër programet e studimit te Institucionet e Arsimit të Lartë, përgjegjëse është Agjencia e Kosovës për Akreditim(AKA).

Agjencia e Kosovës për Akreditim(AKA)

Ndërkaq, nga Agjencia për Akreditim për portalin Dukagjini kanë thënë se propozimin për kuota të studentëve brenda një programi akademik e bëjnë ekspertët ndërkombëtarë, ndërsa vendimin e merr Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), që është edhe Bordi i Agjencisë së Akreditimit.

Pëveç procesit të akreditimit, kjo agjenci ka për detyrë të bëjë kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e akredituara dhe programeve të tyre në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ndërsa për kolegjet private dhe për numrin e studentëve që pranohen jashtë kuotave, është përgjegjës Inspektorati i Arsimit në kuadër të MAShTI-it.

Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit, Defrim Gashi, i cili ka thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me mandatin e inspektoratit.

Ndërsa disa nga kolegjet private nuk kanë pranuar të shpërndajnë numrin e studentëve që janë të pranuar në programet studimore të tyre, me arsyen se si institucione private të arsimit, bordi drejtues nuk e lejon ndarjen e statistikave të tilla me palët e jashtme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika