Shtëpia e Ukshin Hotit, vendi i kujtesës kombëtare

Shtëpia e intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Hoti është shëndrruar në muze para disa vitesh. Ky i fundit vazhdon të jetë i zhdukur

Shtëpia e Ukshin Hotit

Shtëpia e intelektualit Ukshin Hoti tash e dy dekada është kthyer në vendin e kujtesës për ata që nuk e përjetuan luftën. Kjo shtëpi në Krushë të Madhe tash e disa vite pret vizitorë nga e gjithë Kosova. Ndonëse shtëpia është restauruar, oborri i saj ka mbetur ende i pa përfunduar.

Është vendi kur dy dekada më parë jetonte intelektuali, Ukshin Hoti.

Pllakata e vendosur në hyrje të saj tregon se tashmë ky objekt është kthyer në simbol të kujtesës.

Shtëpia e tij në Krushë të Madhe, fshat ku Hoti qëndroi derisa u burgos dhe më pas u zhduk, është bërë vend i bashkimit të gjeneratave.

Më t’u hapur dyert, kujtimet janë të parat që ndeshen me sytë e vizitorëve.

Portreti i tij i vendosur në çdo hapësirë të dhomave është shenjë e atyre që kthehen në këtë objekt për të mos e harruar të kaluarën.

“Po mas shumti ju intereson me i pa figurat e Ukës. Ka foto që i binë ata që vijnë me vizitu. Secili që vjen e bjen një portret të tij”, ka thënë Blerim Shala, ciceron.

Libri i vendosur në mes të dhomës duket se bartë fjalët më të zgjedhura të vizitorëve, e të cilët nuk janë të paktë.

Vetëm një dhomë më tej, rrobat e vendosura në një kornizë prej çelqi  duket sikur janë të vendosura në trupin e tij.

Kthimi në këtë objekt disa vite pas për t’u kujdesur ka kthyer kujtimet e fëmijërisë për Shalën.

“Fillim më ka ardh rëndë por tash jam adaptuar. Shumë rëndë më ka ardhë. E kujtoj si një njëri të mirë, të qeshur e të zgjuar. Vike të unë si mysafir në shtëpinë time”, ka shtuar ndër të tjera Shala.

Ndonse ky objekt është kthyer në vendin e rrëfimit për ata që nuk e përjetuan luftën, pjesa jashtë saj duket se ka ngecur në restaurim.

Shtëpia e intelektualit dhe atdhetarit të shquar është shëndrruar në muze para disa vitesh.

Ukshin Hoti vazhdon të jetë i zhdukur edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Filozofi dhe aktivist shqiptar për shkak se përkrahu demostratat e vitit 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave.

Më 1994 u dënua me 5 vite në burgim.

Më 16 maj të vitit 1999, kur dënimi i tij arriti fundin dhe duhej të lirohej, Hoti u mor peng nga rojet e burgut dhe sot e asaj dite nuk është parë më.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika