Shefi i OKB-së Guterres: Rreziku i konfrontimit bërthamor është rikthyer pas dekadash

Shefi i OKB-së Guterres ka deklaruar se rreziku për një konfrontim bërthamor është i mundshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të hënën se rreziku i konfrontimit bërthamor është rikthyer pas dekadash, duke u bërë thirrje shteteve bërthamore të angazhohen që të mos përdorin fillimisht armët.

Çdo sulm në një central bërthamor është një “gjë vetëvrasëse”, tha Guterres, duke iu përgjigjur raporteve për bombardimet e reja ruse të objektit të Zaporizhzhia në Ukrainë, njëkohësisht centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Guterres foli në një konferencë shtypi në Tokio, pasi mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Paqes në Hiroshima të shtunën për të përkujtuar 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë.

Ai i bëri thirrje gjithashtu Japonisë që të ndalojë financimin publik dhe privat të projekteve të qymyrit si pjesë e angazhimeve të vendit në frenimin e emetimeve të karburanteve fosile.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika