Sipas GFP-së, Shqipëria renditet e 115-ta për Forcën Ushtarake

Janë dhënë statistika nga Global FirePower ( GFP ) për vendet me fuqi ushtarake. Shqipëria renditet në vendin e 115-të për fuqi ushtarake, ndërsa Kosova në vendin e 140-të

Ilustrim

Sipas rishikimit vjetor të Global Firepower, Shqipëria, nga 142 shtete, renditet e 115-ta për nga forca ushtarake.

Rezultati i fuqisë ushtarake arrin deri në 3,0023 pikë.

Sipas GFP-së, Shqipërisë po i mungojnë vetëm armatimet e rënda.

Shqipëria vlerësohet më së shumti për portet kryesore, kufijtë dhe vijën bregdetare.

Çdo vit, Global Firepower vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme, te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë globin në fuqinë ushtarake.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur e 140-ta, Maqedonia e Veriut e 135-ta, ndërsa Mali i Zi pozicionohet në vendin e 132-të.

Ndërkaq, Serbia është renditur e 61-ta, Kroacia e 62-ta, Bullgaria e 67-ta.

GFP të parë i ka renditur, SHBA-në, Rusinë, Kinën dhe Indinë.

Turqia dhe Irani kanë forcë ushtarake të madhe dhe renditen në vendin e 13-të dhe 14-të.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika