“Linja e Jetës” e shkurton orarin për shkak të mungesës së fondeve

Organizata “Linja e Jetës” ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së fondeve e kanë shkurtuar orarin e punës

Orari i ri i "Linjës së Jetës"

Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve ka bërë të ditur se do ta shkurtojë orarin e punës.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se “Linja e Jetës” për shkak të mungesës së fondeve është detyruar ta bëjë një gjë të tillë.

Një arsye tjetër për shkurtimin e orarit, sipas tyre është edhe mungesa e vullnetarëve.

“Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do të shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim thuhet se organizata “Linja e Jetës”, do të angazhohet që ky reduktim i orarit të jetë sa më afatshkurtër, në mënyrë që ta ofrojnë ndihmën e duhur te personat që kanë nevojë.

Kjo organizatë u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të kontribuojnë financiarisht, kjo, për të pasur më të lehtë operimin e tyre.

Orari i mëhershëm ka qenë nga ora 10:00 deri në 02:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika