Kurti për gazetën italiane: Ekziston rreziku për konflikt, pas Serbisë është Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ekziston një mundësi për konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, për këtë gjë Kurti e ka fajësuar shtetin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e përfituesve nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022

Në një intervistë për gazetën italiane La Republica, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën tensionuese që ishte krijuar mbrëmjen e 31 gushtit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ekziston mundësia për një konflikt të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë gjë e ka fajësuar shtetin serb. Sipas kryeministrit të Kosovës, prapa vendimeve dhe veprimeve të Serbisë qëndron presidenti rus Vladimir Putin.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, ka deklaruar Kurti.

Në lidhje me protestat e dhunshme të serbëve në veri, Kurti ka thënë se ato kanë qenë të organizuara nga Serbia, sipas tij me mbështetje nga Rusia.

“Serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë. Protestat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Kurti për “La Repubblica”.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës foli edhe për sulmet e fundit me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës. Sipas tij, këto sulme janë të dirigjuara nga Beogradi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika