Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 4 mijë e 450 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur.
Ndërkohë, janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm 362 raste.
Ndërkaq, raste urgjente kanë qenë 1 mijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë, gjithsej, 1 mijë e 652 raste.
Vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 771.
Sipas njoftimit, në shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, gjithsej, janë kryer 306 shërbime pedagogjike.