Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës, ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).
Megjithëse burimi i zjarrit nuk dihet akoma, ky i fundit ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike duke lënë pa energji elektrike fshatrat si, Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi.
“Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike”, ka shkruar KEDS.
Njëherësh, KEDS bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, të cilat mund të ndikojnë në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.