Në qytetin e Vlorës është realizuar një aksionin i përbashkët mes Policisë së Shqipërisë dhe Policisë italiane.
“Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit”, thuhet në komunikatën Policisë së Shqipërisë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, Gentian Berberi, ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me prokurorin e Prokurorisë në Vlorë, Anton Pali dhe homologët italianë.
“Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka për të sekuestruar rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike mariuhanë” thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Policia e shqiptare ka njoftuar se gjatë këtij aksioni ka arrestuar 3 persona shtetas shqiptarë, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkimi.
“Gjithashtu, vihen në pranga nga Guardia di Finanza, 2 drejtuesit e mjetit lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike”, ka theksuar në komunikata.
Përveç arrestimeve, janë sekuestruar “3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike”.
“Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj”.