Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar me Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Tutje, Yamanaca ka shprehur, “gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë që ta mbështesë Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor”.
Në këtë takimi vëmendje i është kushtuar “vazhdimit të bashkëpunimit në projektet të tjera, që kanë të bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës spitalore, fuqizimin e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit shëndetësor”.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit të Japonisë pasi kishte kontribuuar për Kosovën, duke i dhuruar pajisje, aparaturë të nevojshme dhe barna antiCovid-19, jo vetëm QKUK-së, por edhe spitaleve rajonale.