Shënohet rekord i ri i inflacionit gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar rekord të ri në rritjen e inflacionit, i cili ka arritur në 7,5 për qind për muajin korrik të vitit 2022

ilustrimi

Me ritëm të ngadalësuar ka vazhduar rritja e çmimeve edhe në korrik. Çmimet të cilat kanë shënuar ngritje si pasojë e inflacionit janë produktet ushqimore, pijet alkoolike si dhe derivatet e naftës.

Është shënuar rekord i ri i rritjes së inflacionit, i cili ka arritur në 7,5 për qind për muajin korrik të vitit 2022 në Shqipëri, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave INSTAT.

Inflacioni është më se dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Në korrik, inflacioni ishte në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6 për qind.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në korrik 2022, krahasuar me qershorin 2022 është 0.2 për qind.

Ndërsa, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kishte deklaruar se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet e inflacionit janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Banka e Shqipërisë, e cila si objektiv kryesor e ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tri herë normën bazë në ekonomi, duke e çuar nga minimumi historik prej 0.5 për qind në 1.75 për qind në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Në eurozonë, në korrik inflacioni arriti në nivel rekord prej 8.9 për qind. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në eurozonë vetëm po rritet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika