Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, të martën e 9 gushtit, ka mohuar të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për Maqedoninë e Veriut.
Ministria në fjalë këto i quan “spekulime të paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.
Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruar mes dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme.
Ndërsa, gjatë së hënës së 8 korrikut, Nikolaj Milkov ka shpallur idenë për formulimin e një dokumenti të ri për përmbushjen e detyrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë, deklaratë kjo e cila menjëherë nxiti reagimin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.