Nico do të luajë në huazim pa opsion blerje me Valencia-n.
Para kërkesës së mesfushorit për të luajtur në Mestalla, Barcelona ishte ajo që e arriti marrëveshjen ndërkaq pritet që futbollisti do të udhëtojë në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe më pas të paraqitet.
Klubi Blaugrana dëshiron të sigurojë rinovimin e Nicos edhe për një vit, deri në vitin 2025, në mënyrë që ai të shkojë në Valencia.
Operacioni është mbyllur shumë shpejt pas ndërhyrjes së agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me pronarin e Valencias, Peter Lim.
Nico e kishte të qartë se pas nënshkrimeve të bëra dhe daljes në skenë të Pjanic, ai nuk do të kishte minutat e nevojshme në skuadrën e Blaugranas dhe ishte i hapur për të dëgjuar ofertat.
Futbollisti dhe shoqëruesit e tij e kanë pasur prioritet vazhdimin në Ligën spanjolle për të fituar përvojë.
Largimi i Nicos me siguri do të nënkuptojë vazhdimësinë e Pjanic.
Mesfushori boshnjak i pëlqen shumë Xavi Hernández, i cili e sheh atë me mundësinë që të luajë edhe përpara mbrojtjes.
Pjanic ka pranuar të rregullojë pagën e tij për të vazhduar dhe ka refuzuar ofertat nga Italia nga ekipe të rëndësishme.