Pas një muaji mjalti romantik në Paris me bashkëshortin e saj të ri Ben Affleck, dhe një udhëtim të shpejtë në ishullin italian Capri, ylli botëror Jennifer Lopez tani është kthyer në Los Angeles.
Fustanet, pantallonat e shkurtër përcaktuan veshjet e saj të muajit të mjaltit, por tani ajo është kthyer në veshjet e pantallonave të gjatë dhe të gjera me bluza të shkurtra.
Më 7 gusht, Lopez ishte veshur me pantallona të bardha me qepje me kontrast dhe një bluzë të bardhë të prerë me mëngë të gjata me syze dielli aviato. Sipas Vogue, veshjet e saj po tregojnë se stili që ajo përparoi në “Noughties” po i shërben ende mirë në vitin 2022.
Air Jordan 1s dhe një çantë Dior kompletoi pamjen e saj.
J Lo ka veshur veshje të guximshme si në skenë, ashtu edhe jashtë saj, që nga vitet ’90-ta, dhe kuptohet që nuk ka ndërmend të mbulohet tani.
Këto ditë ajo vesh bluza të lirshme luksoze sportive.
Ndërkaq, ajo u dallua me një veshje shumëngjyrëshe, teksa po shkonte në një studio kërcimi në Los Angeles të hënën.
53-vjeçarja kishte veshur pantallona sportive dhe mbante një çantë lëkure jeshile. Si aksesor mbante, po ashtu, syze dielli të mëdha me kornizë të kuqe.