Dy automjete përmes të cilave po barteshin kafshët janë hasur në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Patrullat policore kufitare, të martën rreth orës 10:40, kanë pranuar informatën se nga territori i Serbisë, përmes rrugëve malore, është kryer kontrabandë me mallra (kafshë).
Bëhet e ditur se shoferi i njërit nga automjetet kishte devijuar rrugën me të vërejtur patrullën e policisë. I njëti ka lënë automjetin dhe ka ikur arave.
“Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç. Po ashtu është hasur edhe automjeti (furgon) i braktisur dhe në të kishte dy lopë. Pra, në dy automjetet kishte gjashtë dele, dy lopë e një viç”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, dy të dyshuarit (drejtuesit e automjeteve), F.B., (32 vjeçar, mashkull kosovar) dhe F.B., (37 vjeçar, mashkull kosovar), janë paraqitur në polici.