Në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit te një fëmijë.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI) të martën gjersa ka theksuar se fëmija në fjalë është një vajzë 4-vjeçare.
Sipas RKI-së, fëmija i cili jeton në një familje me dy të rritur të cilët janë të infektuar, aktualisht nuk ka simptoma.
Ky lajm vjen pasi RKI u ndërgjegjësua për infeksionet e para midis adoleshentëve të moshës 15 dhe 17 vjeç, përgjatë javës së kaluar.
Në më pak se tre muaj pasi u konfirmua rasti i parë i lisë së majmunëve në Gjermani, gjithsej, 2,916 raste janë raportuar deri tani në RKI.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kohët e fundit ka pasur vetëm një numër të vogël fëmijësh të infektuar me linë e majmunëve në shpërthimin aktual global.