MPJ e Maqedonisë së Veriut reagon pas deklaratave të ministrit bullgar

Ministri teknik i Punëve të Jashtme të Bullgarisë pretendonte se Qeveria e re po përgadiste një dokument në të cilin do të përcaktohen detyrat që ka Bullgaria ndaj Maqedonisë. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Flamuri i Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar pas deklaratave të Ministrit teknik të Punëve të Jashtme të Bullgarisë duke thënë se procesi i formimit të Qeverisë teknike të Bullgarisë po përcillet nga afër dhe se njëherësh, është një faktor i rëndësishëm i marrdhënieve të dy qeverive.

Një deklaratë e tillë vie pas deklaratave të Ministrit teknik të Punëve të Jashtme të Bullgarisë pretendonte se Qeveria e re po përgadiste një dokument në të cilin do të përcaktohen detyrat që ka Bullgaria ndaj Maqedonisë.

“Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e Qeverisë së re janë punë të brendshme të Republikës së Bullgarisë dhe nuk paraqesin rezultat të bisedimeve të ndërsjella. Prandaj, duam të hedhim poshtë të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për dy vendet, përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët e të cilat nënkuptojnë: fillimisht, reciprocitet në kuadër të detyrimeve të marra; si dhe autonomi të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, deputeti Mile Lefkov e ka quajtur këtë veprim sikurse disfatë të diplomacisë së vendit dhe vazhdim të shitjes së interesave kombëtare maqedonase.

“Kjo do me thënë që me të shkruar do të rregullohen të gjitha, siç do të thonë “detyrimet” për Maqedoninë dhe ato detyrime do të jenë për institucionet e Maqedonisë.  Ja deri ku na solli mentaliteti i hyzmeqarit i Kovaçevskit dhe LSDM-së. Kjo është shkelje e sovranitetit të Maqedonisë. Mospasje e strategjisë nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe Kovaçevskit lë hapësirë që Bullgaria të diktojë, siç thonë “qasje sistematike”, me citoj “detyra dhe përgjegjësi të shkruara  qartë që të mund të priten edhe rezultate”, theksoi Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.

Miratimin e një dokumenti të shkruar ishte paralajmëruar nga shefi i ri i diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov, të hënën.

“Në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut jemi në një fazë ku para së gjithash duhet të sigurohet koordinimi i institucioneve të ndryshme, për këtë duhet të kalojmë ndoshta një dokument të shkruar që do të përcaktojë detyrat e institucioneve të ndryshme, organizatave në lidhje me atë që duhet bërë në të ardhmen në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, për të arritur një qasje sistematike, për të shkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë, në mënyrë që të priten rezultate”, ka deklaruar Nikolai Milkov, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Ndër të tjera, ministri bullgar ka thënë se shpreson që do të ketë një procedurë konsolidimi edhe në RMV që gjërat të ecin mirë në raportet mes dy palëve duke thënë se në Maqedoni, një parti është e hapur për dialog dhe tjetra është kundër.

Pas kësaj, ai tha se do të ishte shumë më e lehtë nëse Bullgaria partner do e kishte shtetin dhe jo partitë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika