Të mërkurën e 10 gushtit, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të fillojë në orën 10:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit, ku nuk është treguar se cilat do të jenë pikat e diskutimit.
Kjo mbledhje do të zhvillohet një javë para takimit në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Përmendja e luftës nga Kurti, metodë presioni ndaj ndërkombëtarëve
Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të folur më shpesh rreth përfshirjes së Kosovës dhe Serbisë në një luftë, pas tensioneve të fundit në veri, është parë si strategji e tij për të rritur presionin ndaj ndërkombëtarëve.
Fjala “luftë’” i është shtuar fjalorit të kryeministrit Albin Kurtit së fundmi, një javë pas tensioneve të 31 korrikut të veri të Kosovës.
Atë, Kurti e përmendi në deklarimet e tij të fundit për mediat vendore dhe ato të huaja.
Fillimisht tha se veriu rrezikohej nga një konflikt i armatosur nëse ai nuk do merrte vendim për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit.
Kurse, kur foli për zhvillimet në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në Serbi shtoi se gjasat janë të larta që në Kosovë të nxitet një luftë.
Kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri, sipas njohësit të fushës së komunikimit, Abit Hoxha, është e qëllimshme për disa arsye.
Për gjuhën e përdorur, Kurti kritikohet nga opozita.
Anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Hisen Berisha, thotë se deklaratat e kryeministrit do të duhej të mbështeteshin në vlerësime të institucioneve të sigurisë.
Tensionet në veri të vendit u ngritën natën e 31 korrikut, pak orë para se të hynte në fuqi reciprociteti me dokumente të identifikimit dhe targat ilegale të lëshuara nga Serbia.
Zbatimi i vendimit u shty nga Qeveria e Kosovës pas bllokimit të rrugëve nga serbët në veri dhe përdorimit të armëve kundër policisë.