Policia e Kosovës, të mërkurën e 10 gushtit, ka njoftuar se ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq në Klinё.
Policia e Kosovës ka bërë me dije që si pasojë e erërave dhe sipërfaqes së madhe prej dhjetë hektarësh, zjarri ka depërtuar edhe në zonëne fshatit Drenoc të Klinës. Njësitet policore dhe njësiti i zjarrfikësve kanё shkuar në vendngjarje.
“Me datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve”, shkruhet në postimin e Policisë së Kosovës.
Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”.
Tutje, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se vazhdimisht kanë apeluar te tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit, si, shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё e të tjera.