Rruga, Qukës-Qaf Plloçë do të ndërtohet me kredi nga Fondin Arab i Zhvillimit

Rruga, Qukës-Qaf Plloçë do të ndërtohet përmes një kredi, në vlerë 49 milionë dollarëve nja afat kthimi 25 vite dhe interes prej 2 për qindësh

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad

Shqipëria do ta ndërtojë rrugën, Qukës-Qaf Plloçë, me kredi nga Fondin Arab i Zhvillimit, përfundimin e plotë  të rrugës Qukës-Qaf Plloçë, pritet të bëhet nëpërmjet një kredie që është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë.

Nëpërmjet këtij projekti synohet që të shkurtohet rruga  dhe të zhvillohet me aktivitet biznesore përmes turizmit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj  ka thënë se “Synohet përmirësimi i parametrave të infrastrukturës rrugore dhe shkurton distancën me Kapshticën. Të nxisim turizmin në zonën juglindore dhe zhvillimin e bujqësisë. Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga banka islamike”.

Tutje ajo ka shtuar se përqindja e interesit të kredisë është 2 për qind dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad, ka treguar se “ky projekt vjen në kuadër të interesimit të madh të Arabisë Saudite për projekte për zhvillimin e Shqipërisë. Ne kemi dhënë deri tani 4 kredi zhvillimore për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. I shpreh vlerësimet e mia qeverisë shqiptare dhe të gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që ky projekt të jetë burim për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Sipas tij, 600 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje pasi kjo do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport.

Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika