Komunat e ministri Murati përplasen për vonesat në qarkoren buxhetore

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore. Ky hap, iu mundëson komunave që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor. Deklaratat se kjo çështje po bllokohet qëllimisht, ministri Hekuran Murati i ka quajtur shpifje

Ilustrim

Më pak se tri javë iu kanë mbetur komunave të Kosovës që të dorëzojnë në Kuvendet komunale planin buxhetor për vitin e ardhshëm fiskal.

Por, duket se kjo çështje do të jetë problematike për Komunat.

Sipas nenit 20, pika 3 e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ministri duhet të nxjerrë qarkoren buxhetore deri me 30 prill të vitit aktual fiskal e komunat duhet të përfundojnë dhe dorëzojnë propozim buxhetin dhe kërkesat e tyre deri në fund të shtatorit të atij viti.

Neni 20, pika 3, Ministri duhet të nxjerrë qarkoren(t) buxhetore të paraparë me paragrafin 2 të këtij neni, deri me 30 Prill të vitit aktual fiskal. Data në të cilën komunat duhet t’i përfundojnë dhe dorëzojnë propozimbuxhetet dhe kërkesat e tyre për ndarje buxhetore është 30 Shtatori i atij viti. Për organizatat buxhetore të cilat nuk janë komuna, afati i fundit kohor për dorëzimin e këtyre dokumente është afati i përcaktuar në qarkoren buxhetore.

“Ne nuk kemi marr ende qarkoren e dytë buxhetore dhe viteve të tjera i kemi marr zakonisht në korrik dhe gjatë gushtit e kemi diskutu me publikun dhe pastaj më 1 shtator është afati i fundit i dorëzimit pasi duhet të përmbyllet më 30 shtator buxheti, pastaj të dorëzohet në ministri”, ka thënë Gashi.

Këtë shqetësim, e kanë edhe në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Por, sipas tyre prapa kësaj qëndron një rrezik tjetër që sipas Ligjit, pastaj përgjegjësitë financiare i kalojnë një zyrtari të Ministrisë e jo komunave.

“Nuk është kjo ndonjë punë problematike pasi kjo është legjitime. Më një shtator, Kryetari i Komunës e ka për obligim që projekt buxhetin komunal ta paraqes e nëse Kryetari se bënë këtë atëherë ligjërisht më 2 shtator, Ministri Murati ka të drejtë të emëroj një administrator financiar”, është shprehur Ibrahimi.

Megjithëse, Ligji përcakton 30 shtatorin si afatin e fundit që Komunat kanë për të propozuar e dërguar në Ministri projektbuxhetet e që duhet të bazohen në qarkoren që e lëshon ministri, ai që udhëheq me Financat, Hekuran Murati i ka quajtur këto shpifje.

Murati ka thënë se Ministria e Financave nuk po bllokon investimet kapitale siç po pretendohet.

“Pretendimet se ka bllokim të buxheteve komunale, janë shpifje dhe aspak të vërteta. Secila komunë, për vitin aktual ka buxhetin e miratuar dhe mund të ekzekutojë pagesat pa asnjë problem. Ndërsa qarkorja buxhetore për vitin 2023 ndahet me kohë, dhe çdoherë brenda afateve që parashihen me legjislacion. Vetëm dikush që nuk merr vesh fare në procesin buxhetor, mund të pretendojë se qarkoret për vitin 2023 po bllokojnë investimet në vitin 2022”, ka shtuar Murati.

Por, Asociacioni sqaron se brenga e tyre nuk ka të bëjë me investimet për 2022 por për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Në asnjë rast postimi jonë nuk ka të bëjë më ndërlidhjen e investimeve kapitale të viti 2022. Nuk ka asnjë logjik më këtë të Ministrit. Në kërkesën tonë ne vetëm kërkojmë nënshkrimin e qarkores së dytë buxhetore dhe jo më bllokimin e investimeve kapitale”, ka theksuar Ibrahimi.

Kritika për këto vonesa, Qeverisë Kurti, i ka drejtuar edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare, PDK-së.

Memli Krasniqi ka thënë se për shkak të inateve politike, kryeministri Albin Kurti po i vë komunat para kolapsit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika