Kurti: Lajmet e rreme çuan në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur atë që e tha në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë, ku theksoi rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet për reciprocitet për targa e dokumente me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur deklaratën e tij se një nga arsyet e bllokimit të rrugëve të dielën e 31 korrikut, ishte keqinformimi apo “fake-news”.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se lajmet e rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet për reciprocitet për targa dhe dokumente me Serbinë, kanë ndikuar në vendosjen e barrikadave në Veri të Kosovës.

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbisë”, shkroi Kurti, teksa shtoi se “ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në Veri”.

Ndryshe, të mërkurën e 10 gushtit, Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve me Serbinë.

Ai ka thënë se konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se vendimi për pajisje për dokumente për hyrje-dalje në pikat kufitare për ata që prezentojnë dokumentete e lëshuara nga Serbia, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes.

“Për një masë të njëjtë, për tash e 11 vjet, sa herë që ne udhëtojmë në Serbi duhet të presim mes 10 deri në 60 minuta”, ka thënë ai, teksa shtoi se “barrikadat që rëndom vendosen në Veri, nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato nuk i përfaqësojnë qytetarët tonë e as i mbrojnë”.

“Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumenteve për hyrje-dalje. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është dokument shtesë që jepet pa pagesë.

Ai ka bërë thirrje që të përcillen njoftimet nga qeveria dhe të verifikohen burimet e lajmeve, në mënyrë që të anashkalohet dezinformimi.

“Sot dezinformimi paraqet rrrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje që të përcillni njoftimet nga qeveria jonë, që të verifikoni burimet e lajmeve”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika