Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të enjten ka informuar se nga 2 mijë e 279 testime, 780 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Ndërsa të enjten janë shëruar 1 mijë e 562 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 252 mijë e 600.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 7 mijë e 221.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 58 persona.
Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 834 mijë e 847 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 782.