Maqedonia e Veriut: 3 të vdekur e 41 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1 mijë e 024 testime.

Betejën me Covid-19 e humbën 3 persona, ndërkaq janë regjistruar 41 raste të reja.

Nga 41 raste të infektimit, 10 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 457 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 566.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 970 mijë e 059 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 306 mijë e 711 pacientë, ndërsa i të shëruarve 295 mijë e 914, i vdekjeve 9 mijë e 231.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika