Shqipëri: Asnjë humbje jete dhe 64 raste të reja me COVID – 19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Shqipërisë, kanë njoftuar se kanë kryer 1 mijë e 227 testime.

Si pasojë e Covid-19, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë konfirmuar 64 raste të reja.

Aktualisht, në spitalin e shtetit shqiptar janë të shtrirë 16 pacientë, ku një prej tyre po trajtohet përmes respiratorit. Ndërsa të rikuperuar janë regjistruar gjithsej, 41 pacientë në 24 orët e fundit.

Raste aktive me COVID-19 janë 503 pacientë në gjithë vendin.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar  273 mijë e 823 raste të infektimit, prej të cilëve 269 mijë e 828 janë raste të shëruara, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 mijë e 492 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë thotë se deri më datën 2 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 1 milionë e 779 mijë e 844 persona.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika