Zemaj: Veç ministri Latifi dhe Qeveria s’po e shohin dështimin e thellë në shëndetësi

Për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë janë larguar nga vendi, duke përfshirë 36 specializantë, e për këtë dhe një listë të gjatë kritikash për sektorin e shëndetësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë janë larguar nga vendi, duke përfshirë 36 specializantë.

“Së pari është e frikshme se si vetëm ai dhe Qeveria e tij nuk po e sheh dështimin e tyre të thellë në shëndetësi. Së dyti, në të njëjtën frymë, vetëm këta vendosin nëse kanë dështuar apo jo, dhe në rast se e pranojnë dështimin, vetëm atëherë zyrtarizohet paaftësia qeverisëse”, ka thënë Zemaj.

Zemaj, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Qeverinë për mosvazhdimin e kontratave të mbi një mijë e 200 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë.

“Ky rezultat është në vazhdën e dështimeve të paaftësisë qeverisëse, e cila mendonte se mund ta menaxhojë online pandeminë si dhe online sektorin e shëndetësisë. Është kjo Qeveri që profesionistët shëndetësorë vazhdon t’i trajtojë me lëmoshë, gjersa vetëm për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin, ndër ta edhe 36 specializantë. Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,200 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka potencuar se me këtë qeveri po vazhdon mungesa e barnave në listën esenciale, që siç thotë Zemaj, tashmë kjo është bërë e zakonshme për pacientët.

“Në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, si shumë medikamente të tjera, po mungon edhe medikamenti “Pembrolizumab” e që janë esenciale për pacientet të sëmurë me kancer, ndërsa pritja për t’i marrë është nën mëshiren selektive të përzgjedhjes”, shtoi ai.

Ndërkaq, Zemaj ka theksuar se në këto javë të kësaj Qeverie “vazhdon të dominojë arroganca, mosveprimi, propaganda, jodëgjueshmëria profesionale, tipare këto të qeverisjeve të paafta dhe populliste”.

“Në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, përkundër të gjithave e gjithçkaje, ne si parti opozitare kemi ofruar Ligjin për Shëndetësinë, në mënyrë që t’iu dalim në mbrojtje qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë, ndërsa si kundërpërgjigje kemi marrë padëgjueshmërinë”.

Siç vlerëson ai, këto janë vetëm disa nga “dështimet” e fundit të kësaj qeverie, “që e bëjnë epilogun e tmerrshëm në fushën e shëndetësisë, ku burim parësor definitivisht e kanë paaftësinë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika