“S’ka normalizim të marrëdhënieve nën armë dhe mjete të blinduara”, kanë qenë fjalët e Petar Petkoviq-it drejtuar Ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, të enjten e 11 gushtit.
Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është ankuar të Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Beograd, Christopher Hill, duke pretenduar se Kosova po bën thirrje për luftë, sepse sipas tij, Kosova po ndërmerr “veprime të njëanshme dhe joligjore në veri me vendimin për targa”.
Ai ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti “po ua shfaq armët serbëve” në Kosovë.
“Në anën tjetër, në vend të negociatave, Albin Kurti dëshiron t’ua shfaqë armët dhe t’i kërcënojë serbët në krahinë”.
“Vetëm njoftimi nga Prishtina se në Bruksel nuk do të diskutohet për kartat e identitetit dhe targat serbe, as se Kurti është i gatshëm të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, por po paralajmëron masa të reja të njëanshme nga 1 shtatori, tregon se Prishtina nuk dëshiron të ndërtojë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këto zona”.
Petkoviq ka përfunduar duke thënë se ata janë dëshmitarë të përpjekjeve të Kosovës për të shfuqizuar plotësisht dhe për ta bërë të pakuptimtë dialogun.