Janë një numër kompanishë në Kosovë, që prodhojnë pelet, por edhe një tjetër mund të shtohet së shpejti.
Biznesmeni Lulzim Imeri, po planifikon që të nisë me prodhim.
Çmimet e peletit, sikur edhe të lëndëve të tjera që përdoren për ngrohje, aktualisht janë shumë të larta, por edhe vet prodhuesit, po pëballen me problem me çmimet e rritura të lëndës së parë.
“ Duke e parë që po shfaqët kërkesa dhe jemi në rrjedha të krizës enrgjetike po planifikojm prodhimin e peletit dhe briketit. Kjo po ndoh pasi lënda e parë na ndikon në cmimë dhe prodhimi. Jemi dëshmiatrë të krizës ekonomike dhe kjo po imponon që të kemi rritje të cmimve. Nevë na kanë kontaktur instucionet e Qeverisë dhe jemi në fazën përgatitje”, ka deklaruar Imeri.
Përdorimi i peletit, viteve të fundit, për një numër arsyesh, është shpeshtuar si alternativë e drunjve e qymyrit, por ngritja e çmimeve për të, u përmend si një prej fushave ku pritet të intervenojë qeveria.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë së mërkurës konfirmoi se kompanitë prodhuese të kësaj lëndeje, janë në mesin e atyre që do të përkrahen, që kjo eventualisht të ndikojë tek buxheti i qytetarëve.
“ Çmimi i peletit i preukupon qytetarët për këto do të diskutojmë më kompanit prodhuese të peletit për të parë sfidat që ata përballën dhe për përkrahjen e tyre në mënyrë që të rrisim më shumë prodhimin e tyre dhe të ofrojnë peletin më çmime më të ulta”, kishte deklaruar ministrja me 10 gusht.
Në favor të një hapi të tillë nga qeveria përballë krizës së paralajmëruar, është edhe Vezir Rexhepi, profesor në Universitetin e Prishtinës, me një doktoraturë në Shkencat Elektroteknike.
“Këta që janë prodhusë vendorë të subvencionohen pastaj të shikohet edhe nga importi. Është një prej masav të duhura që duhet ta merr qeveria për të përballuar krizën më energji që do të jetë gjatë dimrit”, ka thwnw Rexhepi.
Çmimi për një ton pelet, aktualisht shkon deri në 400 euro, dukshëm më shtrenjtë se në dy vitett e kaluara.