Të premten në Kosovë, mot me diell dhe vranësira

Mot me diell dhe vranësira është parashikuar të mbajë të premten në Kosovë. Temperaturat gjatë orëve të pasdites do të pësojnë ulje të ndjeshme

Ilustrim

Të premten e 12 gushtit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-50 kilometra në orë.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 16 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29 gradë Celsius, të cilat gjatë orëve të pasdites do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika