Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas shtënies me armë në ajër, bën të ditur Policia e Kosovës.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se arma ishte pushkë gjysmëautomatike dhe nga po e njëjta, janë konfiskuar katër gëzhoja.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i shënuar përgjatë së enjtes.
Në fshatin Koliq të Prishtinës, është arrestuar një i dyshuar që kishte qëlluar me pistoletë në ajër. Ai është liruar, gjersa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, një karikator, dymbëdhjetë fishekë dhe tri gëzhoja.
Në orët e hershme të mëngjesit të po së njëjtës ditë, raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti në fjalë ka ndodhur në parkingun e një diskoteke në Graqanicë.
Nga të trija rastet nuk raportohet për të lënduar.