Ministrat e Jashtëm nga grupi i vendeve të G7 thonë se Rusia duhet të kthejë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë. Ministrat e G7-es akuzuan forcat e Moskës se e vënë në rrezik të gjithë rajonin.
Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer vendin në një bazë ushtarake, duke nisur sulmet nga atje duke e ditur se forcat ukrainase nuk kanë gjasa të hakmerren.
Petro Kotin, kreu i Enerhoatom, operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës tha se në fillim të kësaj jave rreth 500 ushtarë rusë ishin në vend, duke e përdorur atë si një mburojë bërthamore.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës thotë se rreth një duzinë avionësh luftarakë rusë mund të jenë shkatërruar në shpërthimet në një aeroport në Krimenë e pushtuar nga Rusia të martën.
Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se dhjetëra avionë luftarakë rusë u shkatërruan në Krime
Ministrat nga G7, thanë se ishin thellësisht të shqetësuar për kërcënimin serioz ndaj sigurisë në centralin bërthamor.
Paralajmërimi i tyre i bëri jehonë deklaratave nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila bëri thirrje për t’i dhënë fund “të gjitha aktiviteteve ushtarake që rrezikojnë sigurinë bërthamore”.
Megjithatë, shanset që Rusia ta marrë parasysh është jashtëzakonisht e largët, thonë analistët.
G7 është shprehur gjithashtu se veprimet e Rusisë minuan aftësinë e IAEA për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë. Nga ana e saj, Rusia ka akuzuar Ukrainën për krijimin e “pengesave dhe vështirësive artificiale” për një mision të mundshëm të IAEA në termocentralin bërthamor, raporton BBC.
Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në termocentralin. Takimi do të mbahet të enjten në Nju Jork.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas thonë se bombardimet ruse në Ukrainën qendrore gjatë natës vranë të paktën 16 persona. Trembëdhjetë nga viktimat ishin në rajonin e Dnipropetrovsk, dy vdiqën në rajonin e Donetsk dhe një grua u vra në rajonin e Zaporizhzhia.