Mediat e serbe raportojnë se komandanti i policisë së Novi Sadit, gjenerali Slobodan Malishiç, është arrestuar.
Prokuroria për krim të organizuar ka konfirmuar për mediumin Kurir se Malishiç është arrestuar.
Ai së bashku me tre persona të tjerë dyshohet se ka shpërdoruar pozitën zyrtare.
Malishiç kishte ardur në pozitën e kreut të policisë së Novi Sadit nga pozita e ndihmës drejtorit të policisë, Vladimir Rebiq.
Kreu i policisë së Novi Sadit më parë kishte qenë shef i policisë në Kragujevc.