Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka reaguar në lidhje me sulmin masiv në Cetinë që duke thënë se është tronditur nga kjo tragjedi e tmerrshme.
Ai ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.
Duboko sam potrešen viješću o strašnoj tragediji na Cetinju. Izražavam najiskrenije saučešće unesrećenim porodicama, svima koji su izgubili svoje najmilije. Svi kao društvo moramo biti solidarni s njima u ovim teškim trenucima.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) August 12, 2022
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të shpallë ditë zite në Mal të Zi për këtë tragjedi dhe se është një ngjarje e paharruar që prekë gjithë Malin e Zi.
Ndërkaq, të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një 34-vjeçar që qëlloi me armë në drejtim të tyre.
Sulmuesi pas kësaj ngjarjeje është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.
Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë persona të vrarë
Ndërkaq për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikurse kjo.